Shefi i Shërbimit të Otorinolaringologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, dr. Besim Boçi, raportohet se është dërguar me urgjencë në një spital në Stamboll të Turqisë.
Dërgimi i Boçit në Turqi është bërë për shkak të rëndimit të gjendjes së tij pas infektimit me COVID-19.
Mësohet se shefi i ORL në atë që shumë e njohin si spitali francez shoqërohet edhe nga mjeku i Infektivit, Pëllumb Pipero.
Është e paqartë si dhe ku është infektuar dr.Boçi. Zyrtarisht nuk ka një informacion mbi gjendjen dhe kurimin e tij dhe as prej sa ditësh ishte prekur nga koronavirusi, por ajo që dihet është se gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.
Por ky nuk është ky rasti i parë që niset drejt Turqisë pasi për një mjekim më të soecializuar është dërguar deputeti i opozitës parlamentare Enver Roshi dhe sipërmarrësja Vilma Nushi.
g.kosovari