Yuri Kim ka reaguar sërish sa i takon implementimit të Reformës në Drejtësi dhe zgjidhjet që ajo duhet të marrë.
Duke iu referuar fjalës së ministres së Drejtësisë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, e cila foli për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e BKH, ambasadorja e SHBA, shkruan se është e nevojshme heqja e pengesave për Reformën në Drejtësi dhe nuk duhet të dorëzohemi para atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë.
Postimi i plotë i ambasadores Kim:
Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë implementimi Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. E nevojshme të hiqen pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos u dorëzoni kurrë para atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë.
Very important for Albania’s future to keep implementing Justice Reform, step by step. Need to remove obstacles, seek practical solutions, never surrender to those who wish Justice will never come. https://t.co/qONXBiIGBG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 23, 2020
/e.rr