‘Kemi gabuar me asimptomatikët Sars-CoV-2’- Kështu u shpreh kryevirologu amerikan Anthony Fauci i cili theksoi se “Ajo që nuk e dinim në fillim ishte se rreth 45-45% e rasteve të infeksionit janë asimptomatikë”.
Sipas Fauci, studimet e fundit kanë treguar se ndoshta deri në 50% e transmetimeve ndodhin nga një person asimptomatike te një personi i pa infektuar.
Për të rishikuar rolin e asimptomatikëve, Fauci tha gjithashtu se “Ne nuk mund ta injorojmë infeksionin asimptomatik të Sars-Cov-2, “sepse ky është një komponent i rëndësishëm i pandemisë.”
“Ndonjëherë” ndodh të bësh “një deklaratë bazuar në të dhënat që ke”, nënvizoi eksperti i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Niaid), teksa më herët kishte deklaruar se asimptomatologjia nuk dukej se kryesonte pandeminë dhe se transmetimi prej tyre dukej i rrallë.
“Një nga gjërat që kam mësuar gjatë viteve – tha Fauci- është se të dhënat evoluojnë dhe duhen ndryshuar udhëzimet dhe rekomandimet”.
Duke folur në lidhje me vaksinat në zhvillim, eksperti amerikan tha se ato janë “Një arritje e pashembullt për komunitetin shkencor, e bërë e mundur nga dekada përparimesh në teknologjinë e vaksinave dhe një qasje e koordinuar strategjike nga të gjitha qeveritë, industria dhe akademitë.
Ai gjithashtu njoftoi se sot ka nisur faze e tretë e provave klinike e vaksinës që po zhvillohet nga kompania farmaceutike Jannsen.
/e.rr