Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Korçë e Durrës për ti dorëzuar formularin 3 të dënuarve më parë.
Saktësisht OFL i kërkon deklarimin e pasurisë brenda afatit kohor të përcaktuar, Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” , Besnik Imeraj, banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” dhe Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Brenda 48 orësh këta persona duhet të deklarojnë gjithë pasurinë dhe më pas përgjigjet t’i kalojnë për hetim SPAK-ut.
/e.rr