I dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duket se është kënaqur shumë gjatë vizitës që ka pasur në Beograd.
Ai ka postuar në rrjetet sociale, një video gjatë darkës me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, me muzikë të lartë dhe me pjesëmarrësit gati për të kërcyer.
“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë rreth Alabama-s dhe Virginia-s perëndimore. Është natë e mrekullueshme”, shkruante Grenell.
Por mbrëmja nuk ka përfunduar me kaq. Sipas mediave serbe, pas përfundimit të konferencës për shtyp, Vuçiç ftoi Grenell dhe kryeshefin ekzekutiv të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boler, për darkë si dhe u dha atyre disa dhurata.
Një kuti me verë, shtojnë mediat, u ka dhënë kreu i shtetit dy zyrtarëve amerikanë, ndërsa këta të fundit i kanë dhënë një libër të Shtëpisë së Bardhë. Më herët, Grenell vizitoi Kosovën, ku nënshkruan zotimet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Uashington.
Serbs and Americans in Belgrade singing about Alabama and West Virginia is an amazing night. pic.twitter.com/PBsojnKUA8
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 23, 2020
/e.rr