Dalin pamje nga sherri që ndodhi më 26 shkurt në Elbasan, ku Rafaelo Greca tentoi të vrasë me armë zjarri Erando Bekteshin. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të siguruara nga ABC News, Greca zbret nga një makinë e zezë dhe qëllon me armë zjarri në drejtim të Bekteshit.
Ky i fundit, i veshur me një bluzë të kuqe dhe kapele, largohet me shpejtësi duke u futur në ambientet e një banese private në anë të rrugës. Greca e ndjek edhe për pak metra dhe qëllon vetëm njëherë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi Bekteshin. Autori largohet nga vendi i ngjarjes makinën e zeë, bashkë me shokun e tij me iniciale E.T . Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur, pasi Bekteshi i goditi me shkelm automjetin Rafaelo Grecës.
Policia e Elbasanit arrestoi sot Rafaelo Grecën, pasi për të gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. Ndërsa shoku i tij me iniciale E.T është ende në kërkim.
g.kosovari