Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 31,792,825 dhe kanë vdekur 975,611 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 23,404,190 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës.
E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 7,098,291 të infektuar dhe janë shënuar 205,478 vikitma, sipas worldometers.
Gjithashtu COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi ku numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 5,650,540 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 90,077 viktima.
Edhe në Meksikë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 74,348, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 651 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 138,159 viktima dhe 4,595,335 milionë të infektuar.
Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 19,649.
Shifra rekord vijnë nga Franca, ku në një ditë janë raportuar mbi 10 mijë raste me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë franceze sot u identifikuan 10,008 raste, pothuajse dy herë më shumë se të hënën, kur janë regjistruar 5,298 pacientë.
Për shkak të rasteve të reja me koronavirus, Mbretëria e Bashkuar ka arritur “një pikë kthese të rrezikshme”.
Kryeministri Boris Johnson prezantoi disa nga kufizimet e reja kundër COVID-19 në Angli, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.
Sipas Johnson, maskat do të jenë të detyrueshme për punonjësit e dyqaneve dhe dasmat do të jenë të kufizuara deri në 15 të ftuar, ndërsa ata që shkelin këto rregulla do të gjobiten deri në 200 paund.
Kryeministri britanik gjithashtu paralajmëroi masa më të forta nëse do të jetë e nevojshme. Hapa të ngjashme do të ndërmerren në të gjithë Britaninë është shprehur Johnson pas një takimi me liderët e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.
g.kosovari