Një zjarr ka rënë në katin e parë të një fabrike çantash kartoni, për shkak të një shkëndije elektrike.
Mëshohet se shkëndija elektrike e ka përcjellë zjarrin tek një makineri duke u shpërndarë pastaj në të gjithë katin.
Punëtorët e fabrikës janë evakuuar menjëherë nga zjarrfikësit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Fabrika ka qenë një fabrikë mielli para viteve ’90 dhe ndodhet në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në zonën industriale.
g.kosovari