Milani mund të riktheje legjendën Zvonimir Boban. Sipas “Repubblica”, flitet për një paqe të mundshme midis Boban dhe drejtuesve kuqezi, në veçanti me CEO Ivan Gazidis dhe pronarët Elliott.
Boban ishte hequr nga Milani nga roli i tij si Shefi i Futbollit për shkak të një interviste të paautorizuar, dhënë disa muaj më parë në të cilën ai dënoi disa zgjedhje të klubit që nuk ndaheshin nga të gjithë. Një shkarkim total i cili, megjithatë, mund të përmbyset.
Ka zëra për marrëdhënie më pak të tensionuar pavarësisht se Boban ka ngritur një padi kundër Milanit për shkarkim.
Dhe një kthim – i shpresuar nga shoku i tij Paolo Maldini – nuk mund të përjashtohet: “Zvone është një mik, më ka marrë malli për të. Pa të, Milani është më pak i fortë”, kishte thënë Maldini!
/a.r