Për herë të parë është zhvilluar bashkë konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo” për shkak të pandemisë, pikërisht mbrëmjen e së premtes ku u përzgjodhën edhe fitueset e këtij spektakli bukurie, më e bukura e Shqipërisë dhe më e bukura e Kosovës.
Blerta Veseli është zgjedhur më e bukura e Kosovës, ndërsa Paula Mehmetukaj si më e bukura e Shqipërisë.
Blerta ka treguar në studion e Rudinës në Tv Klan se studion për arkitekturë dhe punon me kohë të pjesshme në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë. Përsa i përket faktit që u zgjodh “Miss Universe Kosovo 2020”, ajo shprehet se ndihet e lumtur që ka marrë këtë përgjegjësi dhe t’i përfaqësojë vajzat e Kosovës me dinjitet.
Blerta Vejseli: Unë studioj për arkitekturë dhe merrem me shumë projekte të tjera që kanë natyrën e artiktekturës. Kam punuar me kohë të pjesshme edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, jam marrë me organizata që ndihmojnë shoqërinë civile dhe jam shumë e kënaqur që tani kam marrë përgjegjësinë për të përfaqësuar vajzat e Kosovës në “Miss Universe 2020”.