Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari tha se nuk e firmosi letrën e PD-së dërguar OSBE/ODIHR-it pasi nuk është prioriteti i saj. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari u shpreh se beteja e saj është e fokusuar vetëm në hapjen e listave 100 % dhe respektimin e dëshirës së votuesve shqiptarë që në Kuvend të hyjnë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota dhe jo ata që janë përcaktuar nga partia.
“Unë nuk jam shprehur për kërkesën e PD për t’i kërkuar ndihmë OSBE/ODIHR-it dhe nuk është prioritet për mua. Për mua duhet të zgjidhet çështja e listave të hapura 100 %, pasi aktualisht partitë po mundohen të ruajnë status quon e partisë me lista të mbyllura dhe koalicione parazgjedhore “, tha Hajdari
Në lidhje me draftin e PS, Hajdari tha se ai propozim është si t’i shesësh shqiptarëve sapunin për djathë. “Jo nuk është i drejtë një propozim i tillë dhe një hile që i bëhet qytetarëve për ti hedhur hi syve për të shitur sapunin për djathë. Edhe pse japim votën parapëlqyese, prapë fituesin e zgjedh kryetari”, tha Hajdari.
Deputetja e opozitës parlamentare, Hajdari tha se do të sakrifikojë gjithçka që të hapen listat, ndërsa theksoi se nuk është nga ata politikane që lufton prapa dyerve për të ruajtur kolltukun.
/a.r