Ndërsa përfaqësuesi i PS në këshillin politik tha se pret reflektim nga opozita për të ardhur me një draft, edhe kjo e fundit kërkon reflektimin e palëve në kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për asistencë. Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së radhës, Oerd Bylykbashi u shpreh shkresa drejtuar OSBE/ODIHR është kryer në konsultim me SHBA dhe BE.
“Opozita e bashkuar i është drejtuar OSBE/ODIHR me pyetje specifike lidhur me cështjen thelbësore që përballet ky këshill. Ne kërkojmë ruajtjne e koliaicionit sic janë sot në Kodin zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat kur procesi ka nisur. Shkresa në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre. Këshilli është ngritur dhe ka funksionuar me nxitjen e partnerëve ndërkombëtarë SHBA dhe BE, dhe në këtë proces opozita i ka qëndruar angazhimeve së marrëveshjes së 14 janarit. Kërkuam konsensus dhe u gjet më 30 qershor, mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit. Sot PS sërish refuzoi t’i drejtohemi OSBE/ODIHR. Përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen. Jemi të gatshëm të vazhdojmë, presim reflektim nga PS sa më parë.
Qëllimi i këtij këshilli është arritja e konsensusit për të garantuar procesin zgjedhor. Nëse s’ka konsensus duhet t’i drejtohemi OSBE-ODIHR. Këshilli s’mund të jetë as fasadë, as vulë noteri i mazhorancës për interesat e saj politike. Ky këshill duhet të funksionojë me konsensus. Opozita ka për draft kodin zgjedhor ekzistues, në shkelje të draftit është maxhoranca, ndaj po i drejtohemi ODIHR.” u shpreh Bylykbashi.
/e.rr