Milani e ka nisur me fitore “Serinë A” italiane për sezonin 2020/21.
Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në “San Siro”, Milan-Bologna përfundoi me rezultatin 2-0, në favor të kquezinjve.
Ka qenë Ibrahimovic ai që ka sigluar rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Goli i parë nga sulmuesi suedez u shënua në minutën e 35’.
Goli i dytë ka ardhur në minutën e 50’ falë një 11-metërshi të ekzekutuar me saktësi, sërish nga shtatlarti.
E nis kështu me 3 pikë Milani, që ka si objektiv futjen ne zonën Champions.
Ndërkohë Mançester Siti e ka nisur me triumf sezonin e ri në Premier Ligë. Skuadra e Guardiolës, mposhti në transfertë Uolvesin me rezultatin 1-3, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në një transfertë të vështirë.
Ishte mesfushori belg De Bryjn, ai që hapi serinë e golave në minutën e 20-të, nga pika e bardhë e penalltisë. “Qytetarët” nuk u mjaftuan me epërsinë e një goli, teksa 12 minuta më vonë ishte Foden ai që dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.
Në pjesën e dytë vendasit e Uolvesit provuan të rihapnin takimin me anë të sulmuesi Jimenez, që ngushtoi shifrat në 1-2, por vetëm kaq, pasi në fundin e lojës, Gabrel Zhezhus, vulosi gjithccka me golin e tij.
FT: UOLVES – MANÇESTER SITI 1-3
g.kosovari