Në fjalën e tij në përvjetorit e 75-të të OKB-së, presidenti Erdoğan theksoi se, “Pavarësisht nga idealet e përcaktuara, sistemi i OKB-së nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as t’u jap fund atyre që tashmë kanë filluar”.
Siç tha ai, në mënyrë që të fuqizohet sistemi i OKB-së, së pari duhet të reformohet Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Nuk mund t’i tejkalojmë sfidat e sotme përmes strukturave të krijuara për nevojat e shekullit të kaluar”, tha Erdoğan.
Sipas presidentit turk, “krijimi i qendrës së OKB-së në Stamboll, në kryqëzimin e kontinenteve, do të mbështesë përpjekjet për paqe dhe stabilitet global”
“Njerëzimit i nevojitet përfaqësim demokratik, transparent, të përgjegjshëm, efektiv dhe të barabartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha presidenti Erdoğan.