Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 35.724 persona.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1350 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin në 299.506 të prekur nga Covid deri në fillimin e pandemisë.
Përveç numrit e të të prekurve dhe të vdekurve, fatmirësisht janë shëruar 352 persona duke e cuar totalin në 218.703.
Në Rajonin e Lombardisë, gjatë 24 orëve të fundit u raportua vetëm për 1 viktimë dhe 90 raste të reja pozitive, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16.923.
Kujtojmë se Italia ka qenë epiqendra e përhapjes së pandemisë, por në kohët e fundit ka arritur që ta rimarrë veten.
/e.rr