Anëtari i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i pranishëm në studion e “Ilva Now” ka folur për propozimin për “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve. Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë.
“Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike, dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devindentin politik.
Nëse t’i demonstron se ke vota përtej siglës, atëherë përdoret kjo formula. Këtë mund ta kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë. Partia vë më të mirën në fillim. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota. Partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe”, tha ai.
Gjiknuri u shpreh se ky është një eksperiment i madh social, pasi nuk dihet fakti se si do sillen zgjedhësit.
“Ky është një eksperimenti i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave, dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit”, tha ai.
/e.rr