Në Kosovë është nënshkruar marrëveshja mes të kryeministrit Hotit dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.
Firmosja ndodhi pak minuta pas mbërritjes së delegacionit amerikan në krye me emisarin Richard Grenell.
Emisari amerikan bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë erdhi në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.
I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për median pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.
“Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam i bashkangjitur nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai ka sjellur një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet. Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”, tha ai.
/e.rr