Opozita e Bashkuar i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së deputetes Rudina Hajdari për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme (22 shtator).
Por në ndryshim nga Hajdari e cila kërkoi mbledhjen në orën 10:00 e më pas për të punuar ‘non-stop’ deri në arritjen e një marrëveshje, opozita kërkon mbledhjen në orën 12:00.
Hajdari shprehet se ka ardhur koha që të gjithë të lenë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe t’i sigurojnë vendi zgjedhje model.
Hajdari thekson se bashke me grupimin që përfaqëson kanë përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat, sipas saj, garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës i deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.
/e.rr