Shqiptari i cili u qëllua ditën e djeshme me armë zjarri teksa po kalonte fundjavën në bregdet, është në gjendje të rënduar shëndetësore. Mediat italiane së fundmi kanë zbuluar emrin e shqiptarit që iu bë atentat në mes të plazhit në Itali rreth orës 10:00 të së dielës. Mësohet se emri i tij është Selavdi Shehaj, 38 vjeç, shoqërues i pronarit të biznesit ‘Bora Bora Beach’ në bregdetin e Sirenave në Torvaianica.
Shtetasi shqiptar i cili kishte një histori me trafikun e drogës u qëllua pas shpine dhe rrezikon të paralizohet. Ndërkohë policia italiane është në kërkim të burrave që arritën në plazh me një motoçikletë skuter dhe qëlluan drejt shqiptarit.
Mësohet se Shehaj sapo kishte mbaruar një arrest shtëpie dhe kishte një histori droge në të kaluarën etij. Pikërisht aty, në të kaluarën, po përqendrohen tashmë hetimet e karabinierëve të Pomezia, hetime të shtrira në në 360 gradë.
Janë dashur 4 orë operacion për neurokirurgët dhe kirurgët torakalë të spitalit San Camillo në Romë për të nxjerrë plumbin nga zona e qafës së shqiptqarit, i cili dëmtoi palcën kurrizore. Për këtë arsye gjendja e tij shëndetësore mbetet shumë e rëndë deri më tani dhe rrezikon të paralizohet.
Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e pranishëm në ato momente dhe qytetarët që filmuan gjithë ngjarjen. Për momentin, asnjë hipotezë nuk përjashtohet, përfshirë atë të përplasjeve për pazaret e drogës.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në Itali, ku dy burrat e maskuar plagosën shqiptarin dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
g.kosovari