Ditën e sotme (21 shtator) do të mblidhet grupi parlamentar socialist.
Sipas informacioneve për Report Tv, në fokus të diskutimeve do të jetë organizimi i asamblesë dhe raportimi i përjavshëm për qarqet.
Asambleja e Partisë Socialiste mendohet do të mbahet në javën e parë të tetorit dhe do të organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë. Ata do të lidhen me njëra tjetrën online, për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid.
Drejtuesit politikë të PS-së nëpër qarqe kanë nisur takimet dhe pritet që Taulant Balla të bëjë një përmbledhje nga grupi socialist për t’ia paraqitur kryeministrit Rama.
g.kosovari