Edhe pse futbollistët e kryen me detyrim urdhërin e dhënë nga presidentët e skuadrave të tyre, këta të fundit nuk u paraqitën fare as në tribunat VIP, dhe as në fushën e blertë, sa për ta bëra pak me të besueshme këtë “bojkot”.
Një veprim i turpshëm dhe një fyerje për futbollistët, të cilët fatkeqsisht nuk po protestojnë për hallet e tyre, por për hallet e presidentëve, të cilët në emër të një të ashtëquajture Ligë Profesioniste, që komandohet nga Armand Duka dhe zëdhënësi i tij Koço Kokëdhima, kanë vendosur bojkotin e kampionatit.
Mos dalja e tyre sot në fushë, tregoi qartë se kjo Ligë, po vijon të përdoret politikisht nga dyshja Duka-Kokëdhima, të cilët u kanë kyçur gojën dhe presidetëve të tjerë, ku disa prej tyre dhe pse janë kundër bojkotit, vijojnë ende t’ nështrohen kësaj dysheje.
Nëse kjo “protestë” do ishte reale, ata presidentë që e organizuan bojkotin nga kafeneja e hotelit luksoz në Minsk, duhet të ishin sot minimumi në fushën e blertë dhe përkrah kapitenëve, se për të lexuar atë deklaratë edhe iu falet, se ndoshta mund të ketë dhe ndonjë që s’di të lexojë, por dhe se janë të vetdijshëm që e kanë qesharake.
Është e qartë që kjo “Liga Profesioniste” e Armand Dukës dhe Koço Kokëdhimës nuk do zgjidhje, por do konflikt për përfitime politike, pasi kanë vendosur të bojkotojnë uljet në tryezë me Fidel Yllin dhe Ministrinë e Financave për zgjidhjen e ngërçit.
Dhe kjo shfaqje e sotme të cilën ata po e konsiderojnë si “protestë”, tregoi shfrytëzimin e tyre ndaj lojtarëve.
Këta të fundit e bën siç duhet detyrën e tyre, ndërsa ata që i nxorrën në “protestë” e shijuan këtë estradë nga zyrat e tyre. (TemA)