Superkompjuterët mund të marrin së shpejti tetë miliardë euro (9,47 miliardë dollarë) nga Komisioni Europian, njoftoi sot organi ekzekutiv i BE-së.
“Informatika me performancë të lartë është një kapacitet thelbësor dixhital për Europën”, tha zëvendëspresidentja e KE-së, Margrethe Vestager.
“Teknologjia mund të përdoret në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri. Për shembull, superkompjuterët mund të ndihmojnë në kërkimin e terapive dhe të analizojnë përhapjen e infeksionit”, shtoi ajo.
Komisioni propozoi një rregullore të re për të ruajtur dhe dhënë përparësi rolit udhëheqës të Europës në fushën e superkompjuterave dhe informatikës kuantike.
/a.r