Ngjarjet kriminale duket se po i lënë radhën njëra-tjetrës, nga njëri qytet në një tjetër.
Ngjarja e mbrëmjes së sotme në Durrës, ku si pasojë e disa të shtënave me armë mbetën fillimisht të plagosur babë e bir, si dhe në spital u paraqit edhe një tjetër shtetas i plagosur, është dëshmi e një realiteti të hidhur.
Duket se konflikti i armatosur degjenroi pas një sherri, ku janë përdorur edhe shkopinj bejsbolli, karrige dhe sende të tjera të forta (siç tregojnë pamjet).
Nga të shtënat me armë, 39-vjeçari Armando Baboçi ndërroi jetë pak çaste më parë në spitalin Rajonal të Durrësit, pasi kishte marrë një plumb në bark.
Kurse djali i tij 19-vjeçar Erald Gjini ka marrë një plumb në dorë dhe ndodhet në spital, ku ende po merr trajtim mjekësor.
Mbiemrat babë e bir e kanë të ndryshëm, pasi njëri prej tyre e ka ndërruar atë, për arsye që nuk dihet.
Edhe makina e viktimave Alfa Romeo mbi të cilët është qëlluar, shihet të jetë dëmtuar.
Mësohet se ka pasur një sherr mes dy familjarëve dhe 2 personave të tjerë, të përfshirë në ngjarje, 6 prej ë cilëve më pas janë arrestuar, njëri i dyshuar si autori që qëlloi me armë.
Policia tha se në spital mbërriti edhe një i plagosur tjetër, por mbetet e paqartë, nëse ai ka pasur lidhje me ngjarjen e rëndë.
/a.r