Ka ndërruar jetë 39-vjecari Armando Baboçi, i cili u plagos bashke me djalin në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13 në qytetin bregdetar.
Mësohet se babë e bir, Armando Baboçi dhe Erald Gjini, 19 vjeç (Ky i fundit ka ndërruar mbiemrin), u plagosën pas një sherri me familjen Tatozi.
Ndërkohë, mësohet se 39-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte marrë një plumb në bark ndërsa djali një plumb në dorë.
Ky fakt u konfirmua nga policia e Durrësit. “Në lidhje me informacinin e më sipërm ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B., 39 vjeç”, konfirmon zyrtarisht policia.
/a.r
Prishet qetësia në Durrës, dy të plagosur me pistoletë, gjashtë të shoqëruar në Polici