Disa të shtëna arme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Burime për JavaNews bëjnë të ditur se dy persona janë plagosur me pistoletë në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar.
Të plagosurit ndodhet në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë JavaNews sjell foton nga vendi i ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Q’far po ndodhe ne kete shtet leshi,ku eshte policia e shtetit?!