Erion Alibej, 34-vjeçari i arrestuar këtë të premte në Elbasan, dyshohet dhe po hetohet edhe për ngjarjen e një dite më parë, ku u vra në Bradashesh Bujar Çela.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se 34-vjeçari, i cili ka mbajtur më parë edhe emrin Andrea Dylgjeri, dyshohet se porositi dhe organizoi për hakmarrje, vrasjen e vëllait të Talo Çelës.
Burimet thonë se 34-vjeçarit është një prej emrave më të rëndësishëm të krimit të organizuar. Pas këtyre përplasjeve të përgjakshme dyshohet se qëndron konkurrenca mes grupeve të drogave të forta jashtë vendit dhe një sasie e humbur, e dyshuar e vjedhur kokaine në një prej vendeve të Bashkimit Europian.
/a.r