Një fëmijë 13 vjeç është dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë në Nigeri, pasi ofendoi Allahun.
Kjo ka sjellë menjëherë reagimin e Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, e cila ka dalë kundër vendimit.
Omar Farouq u akuzua për përdorimin e fjalëve të rënda për Allahun gjatë një debati me një shokun e vet.
“Dënimi i 13-vjeçarit Farouqu shkel Kartën Afrikane për të Drejtat e Fëmijëve dhe vetë kushtetutën nigeriane”, tha Kola Alapinni, avokati i djalit.
Në bazë të ligjeve atje, çdo person në moshën 13-vjeçare merr përgjegjësi të plota për ato që thotë.
Avokati shtoi se nëna e djalit u largua nga qyteti pasi disa njerëz filluan të hynin në shtëpinë e saj, të zemëruar për shkak të blasfemisë.
/a.r