Ish- prokurori dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari ka analizuar situatën në të cilën ndodhet drejtësia shqiptare, me SPAK në ngritje e sipër dhe Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë ende të bllokuara.
Hajdari referuar edhe paralajmërimit të SHBA, thotë se nëse Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet brenda këtij viti, fatura për aktorët e përfshirë do jetë e rëndë. Sipas tij formimi i trupës së saj është emergjencë kombëtare, dhe pas saj vjen menjëherë Gjykata e Lartë.
Për më tepër, bazuar në informacioneve të tija Hajdari në News 24 deklaroi se në fillim të vitit tjetër Gjykata Kushtetuese do të jetë gati pasuar nga Gjykata e Lartë.
A do të kemi Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit?
Duhet të shohim deklaratat e SHBA dhe KE, që do nxisin zhbllokimin e Gjykatës dhe të mundësojnë ngritjen e saj. Nëse vijohet bllokimi i saj, aktorët do të marrin faturë të rëndë. Jo publikisht. Por them se deri në fund të këtij viti do jetë e ndërtuar.
Në një kuptim, për funksionimin normal të vendit, ku aktorët nuk merren vesh, Presidenti është kundër mazhorancës, shoqëria civile, grupe interesi duan të godasin ligje që miratohen pafund. Pra arbitri i pakundërshtueshëm është GJK. Krijimi i saj është bërë emergjencë kombëtare. Gjykata Kushtetuese, çdo ditë, natë, çdo minutë duhet të jetë prioritet.
Janë qindra- mijëra dosje që kanë marrë formë të prerë në Apel, prap ka një volum të madh edhe në Gjykatën e Lartë. Edhe ngritja e saj është emergjencë.
GJK nuk është e plotë. Janë disa. Mes nesh themi, nuk ka rëndësi si promovohesh. Promovimi, ska rëndësi si futesh. Kështu që, të gjithë ata që po marrin poste kanë kaluar disa filtra.
E njëjta fazë është si tek Kushtetuesja si tek Gjykata e Lartë. Një nga kushtet e BE bashkë me SHBA, është dhe ngritja e këtyre Gjykatave. Besoj s’do marrë njeri risk, pra do rritet përgjegjshmëria për të ngritur Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Me informacionet që kam, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale në fillim të vitit tjetër dmth me plotësimin e atyre vakancave. Po mendohet që të bëhen disa ndryshime në Kodin e Procedurës, për të zhbllokuar situatën. ‘’- shpjegoi Hajdari.
Sa i përket SPAK, Shkëlqim Hajdari ka vlerësime pozitive për punën e deritanishme teksa shprehet i bindur se vitin tjetër struktura e lartë e drejtësisë do të godasë fuqishëm krimin.
Por bazuar edhe mbi eksperiencën e vet si ish-prokuror, Hajdari e sheh të vështirë që SPAK gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2021 të godasë ‘peshqit’ e mëdhenj.
Gjithsesi HAjdari ka besim se në fillim të vitit tjetër SPAK del në ‘det’ të hapur me gjithë infrastrukturën e saj për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta shtetërore.
‘’Aktorët kryesorë kanë filluar ta testojnë SPAK. Janë çuar gjëra të rëndësishme. Jam i bindur se SPAK funksional në det të hapur vitin tjetër.
Vështirë është kur je në situatë zgjedhore. Jam prokuror i vjetër e sidomos me këtë klasë politike që s’është e përgatitur të lëshojë pushtet absolut. Edhe në një marrëveshje në Këshillin Politik, u bë vetëm për listat, nuk u ulën për të ulur fuqinë e kryetarëve të partive.
Të mos mendojmë si të bllokojmë njëri- tjetrin, me elementë të ndryshimit të ligjit, por t’i biem drejt që Presidenti të zgjidhet nga populli.
SPAK ka punë të vështirë. Kur vihet tek arrestimi i një individi, do e ndash duke grumbulluar prova. 2-3 muaj mbaruan zgjedhje. SPAK mund të godasë pavarësisht fuqisë që kanë politikisht.
SPAK ka punuar mirë. Po krijojnë ekipin. ‘’- tha Hajdari.
/e.rr