Tetë persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Mësohet se nga testimet e kryera, rezultojnë pozitivë 144 raste të reja me COVID-19.
Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.
Raportohet se ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova i moshës 48 vjeçe, një nga Shtipi, 65 vjeç, dy pacientë nga Prilepi, 62 dhe 83 vjeç, një nga Tetova, 69 vjeç, një nga Strumica, 39 vjeç, një nga Vinica, 63 vjeç dhe një pacientë nga Kërçova, 56 vjeç.
/e.rr