Me rinisjen e vitit të ri shkollor është shtuar dhe rreziku për infektimin nga koronavirusi.
Në të gjithë Shqipërinë deri më tani sipas Report TV janë të prekur nga COVID mbi 20 mësues.
Ndërkohë që situata më serioze është në Tiranë ku vetëm në një shkollë 9-vjeçare janë prekur 9 mësues mes tyre dhe drejtoresha. Aktualisht kanë një drejtoreshë të komanduar.
Në këtë shkollë mësuesit e tjerë që kanë qenë në kontakt me të infektuarit janë karantinuar.
/e.rr