Për të kuptuar më mirë dhe për t’iu përgjigjur ndikimit të pandemisë COVID-19 tek udhëtimet në Evropë, Komisioni Evropian i Udhëtimeve (ETC) dhe MINDHAUS kanë filluar një projekt kërkimor për të monitoruar sjelljen ndaj udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit, përmes hulumtimit të gjerë të tregut dhe të dhënave për sjelljen e konsumatorit.
Përhapja e COVID-19 dhe kufizimet e udhëtimit për të frenuar përhapjen e virusit kanë pasur një ndikim të rëndë në sektorin evropian të turizmit. Shkalla e kësaj krize është e pashembullt dhe ndikimi është ndjerë në të gjitha vendet evropiane me rënien e numrit të vizitorëve prej 54% në vitin 2020. Ndërsa vendet evropiane kanë lehtësuar kufizimet dhe pandemia është ende në zhvillim e sipër, kuptimi i ndjenjave dhe sjelljeve ndaj udhëtimeve brenda vendit ose Evropws është thelbësor për të mbështetur në mënyrë efektive destinacionet evropiane në përpjekjet e tyre drejt një rigjenerimi elastik dhe afatgjatë.
Projekti do të përqendrohet në monitorimin e ndjenjave dhe sjelljeve të udhëtarëve bazuar në kërkimin sasior të tregut në dhjetë tregje, përkatësisht Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Hollanda, Italia, Belgjika, Zvicra, Spanja, Polonia dhe Austria. Të dhënat dhe rekomandimet kryesore për destinacionet dhe autoritetet e turizmit do të bëhen të disponueshme në gjashtë raporte mujore duke filluar në shtator 2020.
Eduardo Santander, Drejtori Ekzekutiv i ETC, komentoi për fillimin e projektit: “Tani është një moment vendimtar për të monitoruar nga afër ndërrimet dhe tendencat e sjelljeve ndaj udhëtimit në Evropë për të ndihmuar destinacionet Evropiane të zhvillojnë strategjitë e tyre të rimëkëmbjes. Ne jemi të kënaqur për fillimin e këtij projekti me MINDHAUS, i cili do të kthehet në një vëzhgues kryesor të trendeve në sektorin evropian të turizmit gjatë muajve të ardhshëm.”
Theofilos Kyratsoulis, Drejtor i Përgjithshëm i MINDHAUS, tha: “Është njëkohësisht një nder dhe mirënjohje për ekipin tonë që të punojmë me ETC dhe të mbështesin destinacionet Evropiane dhe sektorin e turizmit, në mënyrë që të kuptojmë më mirë “normalitetin e ri” dhe të drejtohemi drejt rimëkëmbjes nëpër këto kohë shumë të trazuara.”
Pas një kërkese për propozime, ETC ka zgjedhur MINDHAUS për të zbatuar këtë projekt duke marrë parasysh historikun e gjerë të agjencisë në studimin e tregut dhe strategjinë e marketingut. Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian për të mbështetur rimëkëmbjen e turizmit në Evropë.