Mbledhja e Këshillit Politik është pezulluar momentalisht pasi Partia Demokratike dhe LSI kanë bojkotuar takimin.
Bëhet me dije se ata nuk kanë pranuar diskutimet mbi draftin e PS të paraqitur në Këshill.
E gjetur e papërgatitur nga kjo lëvizje e PS, Bylykbashi pas ndërprerjes së mbledhjes thotë se Opozita do zgjidhje konsensuale dhe për këtë i është kërkuar ODIHR një ekspertizë për Këshillin Politik.
”Marrëveshja e 14 janarit thotë, që nëse palët nuk kanë konsensus t’i drejohen OSBE. Duam zgjidhje konsensuale. PS do të ndryshojë atë që është e pranuar kosnensualisht për 17 vite.
Duam zyrtarisht nga PS që t’i drejtohemi OSBE. Presim përgjigje zyrtare me shkrim nga Gjiknuri. I dhamë kohë për të reflektuar. Çështa për koalicionet, edhe më 23 korrik, nuk lëvizim nga koalicionet parazgjedhore, pa marrë një ekspertizë nga ODIHR.
Ne kemi bërë kërkesë zyrtare, presim përgjigje. 14 janari është themeli i funksionimit.”- tha Bylykbashi.
/e.rr