Klement Zguri, kryetari në detyrë i KQZ ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend.
Mësohet se Zgurit i përfundonte mandati si kryetar i KQZ më 3 nëntor të këtij viti.
Kujtojmë që me Reformën Zgjedhore tashmë është duke u ngritur KQZ-ja e re, e cila ka pësuar transformim në strukturën e saj.
Kuvendi ka hapur thirrjen për plotësimin e vendeve vakante dhe me ngritjen e Komisionit të Posaçëm do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatëve. Një afat paraprak për përfundimin e kësaj procedure është lënë 30 shtatori.
/e.rr