Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar Lulizm Bashën, i cili deklaroi se ish kryeministri Berisha do të kandidojë si deputet në zonën që do të dëshirojë ai. Ai ka ironizuar punën e komisionit të vlerësimit të kandidatëve që PD ka zgjedhur për verifikimin e të gjithë emrave që duan të kandidojnë nën logon e demokratëve, duke thënë se ‘profesorët’ e këtij komisioni janë sa për sy e faqe për të bërë sa më ‘demokratik’ procesin e përzgjedhjes të personave që do vetë kryedemokrati.
Duke iu referuar deklaratës së Bashës se “Berisha të kandidojë ku të dojë”, Braçe ka përmendur disa nga ngjarjet më të bujshme ndër vite që është i lidhur dhe figura e Sali Berishës, si shpërthimi i Gërdecit, vrasja e 4 protestuesve në bulevard, marrëveshja e detit të 2009 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pasi cenohej territori shqiptar, apo spastrimet në Tropojë, duke thënë se këto janë zonat që do i shkonin ish-kryeministrit Berisha të kandidonte si deputet.
e sigurt qe fiton ne aq m2 sa ka shtepine !!!!!