Një person ka humbur jetën teksa po tentonte të shuante zjarrin në oborrin e shtëpisë së tij.
Ngjarja e rëndë u shënua në Memaliaj, ku viktima është 65-vjeçari Hajri Hasimi.
Dyshohet se i ndjeri gjeti vdekjen prej asfiksisë, teksa tentoi që të shuante flakët e zjarrit që kishte ndezur në oborr, për të djegur disa shkurre.
Por teksa zjarri doli nga kontrolli, Hasimi ndërhyri për ta shuar, duke humbur jetën.
Gjithçka ndodhi në kopshtin para shtëpisë së të ndjerit në fshatin Çërril, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale. /a.r