Ditën e sotme në orën 10:00 pritet të nisë seanca e radhës plenare. Mësohet se sot do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi,e cila është kërkuar nga deputeti Vasil Sterjovski.
Ndërkohë në seancën e sotme do të diskutohet edhe për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, që do të zgjedhë anëtarët e KQZ-së.
Kuvendi gjithashtu sot pritet të shqyrtojë projektligjin “Për aderimin në amendamentin DOHA të Protokollit të Kiotos të Konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike aderuar me ligjin nr. 9334, datë 16.12.2004”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për denoncimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” ratifikuar me ligjin nr. 100/2017”.
Rendi i ditës i seances plenare eshte si me poshte:
1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 07.09.2020.
2. Njoftimi i 9eshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.
3. Interpelance me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit kerkuar nga deputeti Vasil Sterjovski.
4. Projektligji “Per aderimin ne amendamentin DOHA te Protokollit te Kiotos te Konventes kuader te Kombeve te Bashkuara per ndryshimet klimatike aderuar me ligjin nr. 9334, date 16.12.2004”.
5. Projektligji “Per denoncimin e marreveshjes se huas ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Fondit Saudit per Zhvillim per financimin e projektit “Rehabilitimi i rruges se Lumit te Vlores” ratifikuar me ligjin nr. I 00/2017″”.
6. Projektvendim “Per krijimin dhe perberjen e komisionit te posaçem parlamentar te shqyrtimit dhe perzgjedhjes se kandidaturave per organet drejtuese te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve: Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe per Nenkomisionerin Shteteror te Zgjedhjeve”.
III. Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dlites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen edokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.
g.kosovari