Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, duket se nuk lënë rast që t’iu ikë për të fituar para, pas largimit nga familja mbretërore.
Britanikja ‘Telegraph’ raporton se, sa herë që çifti do të jenë të ftuar për të mbajtur një fjalim publik me pagesë, kush i fton duhet të plotësojë një sërë kërkesash për ti kënaqur.
Pikës së pari, Harry dhe Meghan duan që të sqarojnë fillimisht pagesën, flitet 1 milionë dollarë për fjalim dhe se duan të jenë ata që të zgjedhin se kush do e moderojë eventin dhe kush do i prezantojë në skenë.
Ata gjithashtu duan të dinë paraprakisht se kush janë pjesëmarrësit në ngjarje dhe se kush janë sponsorët që financojnë eventin. Po ashtu edhe kush tjetër mund të mbajë fjalim përveç atyre të dyve.
Këto detaje raportohen nga ‘Telegrafi’, i cili ka marrë në zotërim të ashtuquajturën ‘formular kërkese’ të hartuar nga Agjencia New Walker Harry Walker, e cila do të përfaqësojë Harryn dhe Meghan në ngjarjet publike: jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe në distancë online, prej Covid-19.
Pak ditë më parë Harry dhe Meghan arritën një marrëveshje me Netfflix, pasi
kanë themeluar një kompani prodhimi dhe kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix.
Kompania do t’i paguajë ata për të bërë dokumentarë, filma, seriale televizive si dhe programe për fëmijë.
g.kosovari