Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një tjetër vrasje mëngjesin e sotëm, ku shënjestra ka qenë vallëi i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.
Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari Bujar Çela është ekzekutuar me armë zjarri para një lokali në Bradashesh rreth orës 05:45.
Dyshohet se ata kane qene ne ndjekje te tij dhe kane perfituar nga momenti kur ai ka dale nga mjeti per te hyre ne lokal.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.
g.kosovari
Policia ku ishte?!