Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha sot se e ardhmja e rajonit të Ballkanit është në Bashkimin Europian. Këtë deklaratë presidentja e komisionit e bëri në parlamentin evropian. Ndërsa integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE e quajti historik. Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe jo vetëm një ndalesë në rrugën e mëndafshit.
“Vendet e rajonit janë pjesë e Evropës, që ndajnë të njëjtën histori dhe fat me BE-në, dhe se e ardhmja e tyre qëndron brenda Bashkimit Evropian. Besimi është themeli i çdo partneriteti të fortë. Dhe Evropa do të jetë gjithnjë gati të ndërtojë partneritete të forta me fqinjët tanë më të afërt, e kjo nis me Ballkanin Perëndimor. Vendimi i gjashtë muajve më parë për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtet historike. Dhe në fakt e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në Bashkimin Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, ne ndajmë të njëjtin fat, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe ata nuk janë vetëm një vend-ndalim përgjatë rrugës së mëndafshit. Ne do të paraqesim së shpejti një paketë për rimëkëmbjen ekonomike me Ballkanin Perëndimor duke u përqendruar në një numër nismash për investime rajonale”, tha presidentja e KE.
/e.rr