Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht kreun e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Fehmi Petku.
Ky vendim është marrë pasi Petku kishte ankimuar vendimin e marrë një vit më parë nga KPK-ja.
Pjesë e trupit gjykues kanë qenë Albana Shtylla, Natasha Mullaj, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Sokol Çomo.
Kreu i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ishte shkarkuar një vit më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për arsyen se gjyqtari kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për një të katërtën për tre troje e dy banesa.
/e.rr