Një organizatë kriminale e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet policore në Itali.
Pjesë e 13 personave që janë arrestuar, rezultojnë edhe 11 shqiptarë, dy prej tyre vëllezër, kokat e grupit.
Organizata e tyre ishte i strukturuar mirë me degëzime në territorin verior e qendror të Italisë.
Vëllezërit shqiptarë, me banim në Firence, menaxhonin trafikimin e sasive të mëdha të drogës tip kokainë, nga Belgjika e Holanda drejt Italisë.
Ndërsa trafikimi i lëndës narkotike i ishte lënë në dorë një çifti italian përmes automjeteve të modifikuara.
Pas mbërritjes në Itali kokaina magazinohej në provincën e Bergamos dhe Breshias, për t’u shpërndarë më pas dhe për të furnizuar tregjet ilegale të shitjes në Ferrara, Venezia, Monza, Brianza, Bolzano, Alessandria, Pistoia, Bologna e Varese.
Hetimet e operacionit kanë nisur në gusht të vitit 2019, kohë në të cilën u sekustruan 15 kilogramë kokainë.
/e.rr