Maqedonia e Veriut ka regjistruar një bilanc të rënduar sa i përket shifrave të COVID-19.
7 viktima dhe 163 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit.
Shkupi mban kryesimin me 33 të infektuar së fundmi, ndjekur nga Kumanova 17, Tetova 13, Koçani 11 teksa të tjerat më pak se 10.
Por ndërkohë u regjistruan edhe 132 të shëruar teksa në 24 orët e fundit numri i testimeve kapi shifrën e 1721 mostrave.
/e.rr