Zbardhet emrat për 12 vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se janë gjithsej 25 kandidatë të cilët kanë aplikuar për pozicionet e KQZ, sipas parashikimeve të reja kushtetuese.
Në listë shihen se nuk mungojnë as figurat e njohura. Mes aplikantëve për postet e KQZ janë Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Lefterie Lleshi etj…
Kështu për dy postet më të rëndësishme atë të Komisionerit kanë aplikuar 6 kandidatë; Ira Ruçi, Halil Hyseni, Hysen Osmanaj, Lefterije Lleshi, Arben Xhiku, Haki Mustafa.
Ndërkohë për atë të zv.Komisionerit kanë aplikuar: Hysen Osmanaj, Arben Xhiku, HakI Mustafa.
Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku ka kandiduar për postin e Komisionit Rregullator dhe KAS.
/a.r