Nga Athina ku ndodhet me kryeministrin shqiptar, deputetja Artemis Malo, e cila është një njohëse e politikës së jashtme dhe përfaqësuese e minoritet grek, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa ka pohuar se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë shumë të mira dhe se sipas saj, ura lidhëse midis dy kombeve është minoriteti dhe jo pseudopatriotët, duke iu referuar këtu opozitës joparlamentare.
Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo në reagimin e saj ka rrëzuar këto zëra.
Postimi i plotë i deputetes Artemis Malo:
Dy shtete, dy popuj miq, shumë gatishmëri për bashkëpunime të mëtejshme, në të mirën e fëmijëve tanë!
Sado hidhërim të marrin pseudopatriotët, që ndër vite rrojnë nga faktori i hedhjes së mollës së sherrit, duke pjell çdo kohë një problem të çfarëdoshëm, me të vetmin qëllim viktimizimin dhe përfitimin e pistë, me shumë krenari ju dërgoj paqen dhe dashamirësinë time, me shpresën të merrni një dozë! Ura lidhëse midis dy kombeve, është pa dyshim minoriteti kudo në botë!
Krenare për të dy vendet e mia, për Kryeministrin Rama dhe gjithçka ka bërë kjo qeveri!
/a.r