Marash Kumbulla do të jetë futbollisti më i ri i Romës. Pas shumë tentativave të Lazios dhe Interit, mbrojtësi shqiptar ka pranuar ofertën e kryeqytetasve, duke mbyllur një “telenovelë” të gjatë.
Pavarsisht bisedimeve të shumta mes drejtuesve të Veronës dhe atyre të Interit e Lazios, presidenti i Veronës, Setti nuk priti më dhe pranoi ofertën e Romës që i paraqiti një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të 20-vjeçarit me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.
Pasi diskutoi me agjentin e tij, Kumbulla i ktheu përgjigje pozitive Romës mbrëmjen e të martës, duke u transferuar përfundimisht në kryeqytetin italian, aty ku pritet të zbarkojë sot në orën 16:35, ndërsa do të firmosë edhe kontratën 5-vjeçare me klubin e drejtuar nga Fonseca me të cilët do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon plus bonuset.
g.kosovari