Kryeministri Kyriakos Mitsotakis organizoi mbrëmë një darkë për nder të Kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë mbërritjes së tij në Athinë për të marrë pjesë në konferencën e The Economist.
Kështu bën të ditur zyra e kryeministrit të Greqisë në një deklaratë zyrtare për takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama teksa zbardh edhe temat e diskutimit mes dy homologëve.
Më tej thuhet se të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, gjithmonë duke respektuar kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s.
“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.
g.kosovari