Gazetarja zbulon lëvizjet e Preng Gjinit para shpërthimit, ishte në Lushnje

1d2c58c8 0e12 4698 B3a8 C80b178102b0

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga atentati me tritol ndaj 51-vjeçarit Preng Gjini, në Tiranë. E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se para atentatit Gjini ka ndaluar tek një universitet privat, ku ka parkuar makinën, dhe menjëherë pas nisjes, ka ndodhur shpërthimi.

Sipas gazetares, 51-vjeçari e priste një atentat, pasi lëvizte me një mjet jo të shtrenjtë dhe që kushtonte shumë me pak se bomba që iu vendos. Mes të tjerash, Lala tha se nëse policia nuk kap urdhëruesin e këtij atentati, vrasjet dhe përplasjes mes dy familjeve Gjini e Reçi në Rrëshen do të vazhdojnë.

“Ka qëndruar për pak minuta në një universitet privat, ku e ka parkuar mjetin. Kur ka dalë nga ambientet e universitetit, mjeti ka shpërthyer. Kjo është zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Po hetohet një atentat me motive hakmarrje dhe gjakmarrjeje. Mendohet se ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës. Kalvari i vrasjeve nisi me ekzekutimin e drejtorit të OSHEE, Sajmir Jaku, e vijoi me vrasje mes dy familjeve Gjini e Reçi. Policia i ka të skeduar autorët, por e ka të pamundur për shkak të kapaciteteve njerëzore.

Krimi i organizuar është një hap para Policisë së Shtetit. Ngjarja e sotme më shqetëson, sepse aty mund të vriste persona të pafajshëm, orari që u zgjodh, paniku që shkakton te qytetarët, fakti që u zgjodh një zonë e populluar. Duket që Preng Gjini e priste atentatin, pas lëvizte me një makinë jo shumë të shtrenjtë, që kushton shumë më pak se sa kushton bomba e vendosur.

Janë grupe kriminale, që nuk pyesin se mund të vriten dhe njerëz të tjerë të pafajshëm, apo mund të dëmtohen automjete të tjera. Kjo e bën ngjarjen edhe më të rëndë. Edhe nëse policia do të shkojë tek ekzekutori, do ta ketë shumë të vështirë për të shkuar tek urdhëruesi, dhe nëse nuk kapet urdhëruesi, do të kemi sërish vrasje kriminale. Ekzekutori e ka menduar në detaje, e ka pasur në mendje ta vrasë Gjinin. Policia duhet ta shtrijë hetimin edhe në Turqi, Belgjikë, Itali, edhe brenda administratës, ku po punojnë familjarë të dy familjeve””, u shpreh gazetarja.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com