Pas takimit që Lulzim Basha zhvilloi me ambasadorët e huaj në vendin tonë, opozita ka kërkuar mbledhjen e këshillit politik.
Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar një mbledhje nesër në orën 10:00.
“Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë: Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e shtypit të selisë blu.
Mësohet se në këtë mbledhje opozita e bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.
/a.r