Është një ndër sportet më të lashta në botë, por sot rrezikon të zhduket.
Bëhet fjalë për një lloj mundjeje në Indi.
Shkak i rrezikut të zhdukjes është për arsye se nga mundësit kërkohet që të mos martohen asnjëherë.
Po ashtu e kanë të ndaluar të kryejnë marrëdhënie seksuale, të mos konsumojnë pije alkoolike dhe të mos tymosin.
Një mundës Kushti stërvitet 12 orë në ditë dhe rekrutohet që 6 vjeç.
Por duket se brezat e rinj e kanë humbur interesin për këtë lloj sporti, për shkak të disiplinës dhe kushteve.