Në Gjykatën e Kurbinit janë ndërprere proceset gjyqësore, ku përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente. Kjo pasi tre gjyqtarë të Gjykatës Kurbin kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kjo situatë vijon prej 1 javë dhe fillimisht u karantinua i gjithë personeli përfshire dhe prokurorinë e cila ndodhet në të njëjtat ambiente. Punonjësve ju është bërë testimi dhe kanë rezultuar negativ, duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të rikthehen në pune e të tjerë pritet ende të marrin përgjigjen e tamponit.
Duke qenë se Gjykata e Kurbinit ka vetëm tre gjyqtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti të cilët për të shmangur kolapsin do të trajtojnë çështjet urgjence siç janë masat e sigurisë.
Lista e miratuar përfshinë 9 gjyqtare të cilët përmes një grafiku të caktuar do të jenë në gadishmëri në Kurbin deri më datë 28 shtator. Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë të huazuar nga Tirana janë Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha dhe Sokol Pasho.
Burime nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Kurbin kanë bërë me dije se vatra e infeksionit në gjykatë është izoluar dhe se tre personat e infektuar po trajtohen në kushte shtëpie, pasi nuk kanë simptoma të rënda të sëmundjes.
/e.rr